Monday, April 29, 2024

Futboll Femra/Java e 16-të, ndeshja e javës në Shkodër, përballje pretendentesh, Vllaznia-Apolonia

Lexo

Kampionati i femrave do të rikthehet sërish këtë fundjavë, teksa konsiderohet si një nga javët vendimtare, me dy supersfida që pritet të zhvillohen këtë të shtunë. Natyrisht, që kryendeshja e javës së 16-të do të jetë ajo që do të luhet në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ku Vllaznia, kampionia në fuqi e vendit do të presë në shtëpi këtë të shtunë në ora 12:30, Apoloninë e vendit të dytë. Vetëm 2 pikë është diferenca mes këtyre dy skuadrave që në sfidën e parë kanë barazuar me shifrat 1-1. Në rast të një rezultati pozitiv nga ana e fierakeve, ato do të ngjiteshin në krye të tabelës së klasifikimit, ndërsa në rast të një rezultati pozitiv nga ana e Vllaznisë, shkodranet do të ishin me një këmbë pranë titullit kampion të radhës.

Ndërkohë, me shumë interes pritet edhe derbi kryeqytetas Partizani – Tirana. Ky është sezoni i dytë futbollistik që të gjithë tifozët kanë mundësi të shijojnë një derbi edhe në kampionatin e femrave. Të dyja skuadrat kanë bërë një edicion të mirë, duke spikatur me paraqitjen e tyre pozitive. Vajzat bardheblu renditen në vendin e tretë në kampionat me 34 pikë, teksa të kuqet me 4 pikë më pak në vendin e katërt. Kjo sfidë kaq e dashur për të gjithë tifozet kryeqytetas do të luhet në Kamëz, në datën 22 mars, në ora 14:00.

Pa dyshim që një tjetër ndeshje që spikat është edhe derbi tjetër kryeqytetas, Tirana AS – Kinostudio. Një sfidë ku skuadra e Kinostudios shihet më superiore, teksa renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Tirana AS ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 15 javë kampionat. Ndeshja do të luhet në ora 12:00 në Kamëz këtë të shtunë.

Dy sfidat e tjera të javës janë Murlani – Lushnja, me shkodranet që duken favorite në letër për ta fituar këtë ndeshje, teksa sfida do të luhet në Shkodër, këtë të shtunë duke nisur nga ora 10:30. Sakaq, në sfidën tjetër të javës, durrsaket e Teutës do të udhëtojnë drejt Korçës, në përballjen e dytë për këtë sezon futbollistik, teksa një rezultat pozitiv i Teutës do të krijonte distancën prej 7 pikësh me Skënderbeun e vendit të 9-të. Ndeshja do të luhet në Korçë, në ora 16:00 ditën e shtunë.

Ndeshjet e javës së 16-të:

E shtunë, ora 10:30 Murlani – Lushnja

E shtunëora 12:00 Tirana AS – Kinostudio

E shtunë, ora 12:30  Vllaznia – Apolonia

E shtunëora 16:00 Skënderbeu – Teuta

E martë, ora 14:00 Partizani – Tirana

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img