Blin Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të xhudos për moshat deri në 18 vjeç, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Djaloshi “i argjendtë” rrealizoi ëndrrën në kategorinë e sportistëve deri në 90 kilogramë. Kukës iu desh që të dorëzohej vetëm në finale ku u mund nga xhudisti polak, Mateush Vacko.
Dita e sote nisi mjaft mirë për Kukën, i cili mundi në çerekfinale një tjetër polak (Adam Grzeskoviak), ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Misha Velter.