Sunday, May 19, 2024

Vllaznia i shpall “non grata”, Enea Jorgji dhe Kreshnik Bajramaj, gjykojnë për Europianin 2024

Lexo

Të pakënaqur për vendimet e marra në ndeshjen e javës së kaluar të Superiores, Vllaznia-Tirana(0-1) KF Vllaznia e shpalli “non grata” arbitrat Enea Jorgji dhe Kreshnik Bajramaj.

Por, nga ana tjetër, dy arbitrat në fjalë përzgjidhen për të gjykuar në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024.

Jorgji, do të gjykojë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ku sipas kalendarit, ai do të arbitrojë në Konia, pikërisht në “Bujuksehir Beledije Stadium”, ndeshjen e grupit D, Turqi – Letoni. Në këtë ndeshje, Jorgji do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Florian Lata.

Ndërkohë Kreshnik Bajramaj do të jetë asistent në sistemin VAR, atje ku kryesor do të jetë italiani Daniele Kifi. Për Enea Jorgjin dhe asistentët e tij vëzhgues do të jetë gjermani Lutz Mikael Frëhlih. Delegat i UEFA-s, polaku Marsin Stefanski.

Jorgji ka qenë edhe më 27 mars 2023 në kualifikueset e Europianit, teksa si kryesor ka arbitruar Austri – Estoni, 2-1. E kjo ndeshje në Turqi është vlerë e shtuar për Enea Jorgjin si gjyqtar ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img