Saturday, July 27, 2024

Fagu: “Ai barazim me Vllazninë… nëse do merrnim 3 pikët do flisnim ndryshe sot”

Lexo

Tirana fitoi në transfertë përballë Egnatias, me rezultatin, por përsëri Tirana mbetet jashtë Final 4. Pas kësaj sfide, ishte pikërisht trajneri i këtyre të fundit, Erbim Fagu, që foli për mikrofonat e MCN TV.

Ku gabuan bardheblutë? Unë mund të flas për pjesën që unë kam qenë trajner i Tiranës. Kemi patur mundësi të fitojmë me disa kundërshtarë që kemi lënë pikë, si Laçi dhe Skënderbeu që kishin nga 10 lojtarë. Këto ndeshje na kanë penalizuar, pasi mund të ishim pak më lart.

Sa e qan 2 pikëshin me Vllazninë në ndeshjen e fundit? Ai barazim me Vllazninë… nëse do merrnim 3 pikët do flisnim ndryshe sot. Kishim presionin e rezultatit te Vllaznia, prandaj s’morëm 3 pikët.

A mendon se diferencën e kanë bërë ndeshjen direkte me Skënderbeun? Në momentin që Korça futet me 1 pikë para nesh… Sfida në Korçë ne barazuam. Nëse do merrnim 3 pikët do na vlente shumë sot. Nuk kam qenë trajner kur Tirana ka humbur me Skënderbeun në Air Albania, por sigurisht të gjitha këto ndeshje direkte.

Një peng i vogël goli në minutën e fundit në derbi? Bëjmë një analizë të shpejtë, kthehemi mbrapa dhe mendojmë pikët që kemi lënë. Shpresojmë te Egnatia që të kapim Europën.

Është herët për ta diskutuar, apo mendon të qëndrosh? Nuk mund të jap një përgjigje pasi nuk është folur dhe s’ka bisedë. Në javët në vazhdim do ulemi të flasim dhe të bisedojmë për të ardhmen. Kontrata ime ka qenë deri në fund të sezonit dhe për opsion rinovimi.

Më afër titullit kampion? Egnatia ka një ekip të mirë dhe të fortë, është më e avantazhuar për të fituar titullin”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img