Saturday, July 27, 2024

Martini: Teuta do ishte në katërshe nëse do e kisha ndërtuar unë

Lexo

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Dinamos. Martini, e cilësoi si sezon të pafat atë të durrsakëve, ndërsa theksoi se ekipi i tij do të ishte në katërshe, nëse do të ishte ndërtuar nga ai në fillim.

“Ne kishim projekte të tjera, mendoja që edhe kështu siç ishim do të kapnim Europë. Ka qenë viti më i pafat i imi në drejtim të ekipit. Kemi humbur shumë penallti dhe në shumë ndeshje jemi penalizuar në minutat e fundit. Do të ishim ne sot në Europë. Djemtë kanë dhënë maksimumin. Pavarësisht se nuk arritëm atje ku deshëm. 

Do të isha i sigurt 100 % që po ta ndërtoja unë ekipin do të ishim në katërshe. Po të kishim 2-3 lojtarë më tepër në sulm, nuk do e diskutonim. Duhet të jesh i zgjuar në ndërtimin e ekipit, nuk është vetëm leku që e bën një ekip. 

Kam qejf që kampionatin ta fitojë Vllaznia. Do të jetë luftë e fortë. Gjysmëfinalja është shumë e rëndësishme. Mund të dalë gjithsecila prej tyre kampion. Varet ana psikologjike dhe kush i ka lojtarët më të freskët.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img