Fagu: “Kam besim të plotë te këta lojtarë. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ngërçi psikologjik që kemi pasur”

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Teutës. Fagu deklaroi se është i lumtur që ekipi nuk u dorëzua deri në momentin e fundit. Sipas tij, fitorja do e ndihmojë skuadrën nga ana psikologjike.

“Më tepër i lumtur jam për lojtarët, që nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Kam besim të plotë te këta lojtarë. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ngërçi psikologjik që kemi pasur.

Nesër do jemi më të qartë sa i përket dëmtimeve të sotme. Nikqi është lojtar i lirë dhe me vlera. Jaku, Tola, i bëjnë punë skuadrës. Më aktivizimin e tyre, niveli i lojës sonë ishte edhe më i mirë.

Futbolli i tillë është. Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike. Kemi dy ndeshje para ndalesës së kombëtareve dhe mendoj se do të marrim maksimumin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu