Sunday, April 28, 2024

Tirana kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës, kalon Teutën pas penalltive

Lexo

Tirana 1–1 Teuta (6-5) (Latifi 90+7’/ Peposhi 27’p)

Tirana është skuadra e tretë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë eliminuan në çerekfinale Teutën, pas gjuajtjes së penalltive.

Të parët që realizuan ishin durrsakët, në minutën e 28-të. Peposhi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Kozi.

Bardheblutë reaguan dhe ia dolën të vendosin ekuilibrat. Latifi realizoi në minutën e 90-të, për të dërguar kështu ndeshjen në shtesë.  30 minutat nuk prodhuan gol, me skuadrat që iu drejtuan penalltive. Tirana festoi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas ekzekutimit të 11-metërshave. I vetmi që gaboi për kryeqytetasit ishte Jonuzi ndërsa në krahun tjetër Kotobelli dhe Jazxhi.

Tashmë skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu, pret të mësojë kundërshtarin në gjysmëfinale, që do të përcaktohet me short.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img