Tuesday, May 7, 2024

Fagu: “Vllaznia nuk dominoi në lojë, por humbëm nga gabimet tona. Më vjen keq për këtë humbje”

Lexo

Pas humbjes me Vllazninë në transfertë me rezultatin 3-1, trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV:

“Më vjen keq për këtë humbje. Nëse nuk do ishin disa gabime individuale, mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Futbolli i tillë është, duhet të shikojmë ndeshjen e radhës. Kupa është e rëndësishme dhe të mendojmë për Teutën tani.

Mbrojtja është një problem që e kemi konstatuar. U munduam ta rregullojmë, sepse rreziqet e Vllaznisë vinin nga gabime individuale. Vllaznia nuk dominoi në lojë, por nga gabimet tona.

Kur ishim 2-0, kërkova gjithçka për gjithçka, sepse nuk kishim çfarë të humbisnim. Ndryshuam edhe vendosjen taktike në pjesën e dytë dhe ishim më ofensivë. Vllaznia kishte edhe avantazhin në favor dhe kjo na i bëri më komod, mbajtjen e topit.

Patrick nuk ka ndonjë problem, por mosfutja nga fillimi ishte zgjedhje taktike. Futbolli është lojë gabimesh. Skuadra që bën më pak gabime, fiton ndeshjen. Më vjen keq që bëjmë të tilla gabime si te penalltia.

E rëndësishme është që të rikthehemi si kjo Tirana e pjesës së dytë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img