Një paraqitje fantastike për boksierin shqiptar, Kristian Jubani, kampionin e peshës deri në 40 kg që po spikat me talentin e tij në Europianin e Sllovenisë. 14 vjeçari me origjinë nga Shkodra, nipi i një figure të madhe të shahut shkodran dhe atij shqiptar si Çesk Jubani, edhe pse jeton në Irlandë dhe ka pasur oferta të boksojë për këtë shtet, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, vendlindjen e babait të tij shkodran, Gjergj Jubani.
Me një passion të jashtëzakonshëm për sportin e boksit, që në moshë të vogël arrin të shpallet dy herë kampion i Dublinit duke dhënë shenjat e një boksieri me shumë perspektivë. Dhe, këtë gjë po e bën edhe në Kampionatin Europian që është duke u zhvilluar në Slloveni, atje ku Kristian Jubani po kalon me sukese nga fitorja në fitore.
Kjo e sotmja, e vlefshme për tutin gjysëmfinal përballë bosierit të kombëtares së Gjermanisë Aron Rakk ishte e treta radhazi. Në ndryshim nga dy fitoret e e para ndaj malazezit Nikola Rajçeviç, dhe e dyta ndaj e sllovakut, Marcus Martinik, ndeshje të cilat i fitoi me rezultatin e thellë, 5-0, kjo e sotmja ndaj kampionit të Gjermanisë, Aron Rakk u arrit me rezultatin 4-1.
Në këtë mënyrë, boksieri i talentuar me origjinë shqiptare, Kristian Jubani kualifikohet në finale e Europianit të Sllovenisë duke arritur suksesin më të madh në historinë e boksit shqiptar kur një boksier kuqezi të kësaj kategorie do të boksojë për vendin e parë dhe të dytë përballë rivalit të tij ukrainas.
Që do të thotë se flamuri shqiptar është i garantuar se do të ngrihet, pasi medalja e argjendtë është e siguruar, por me vlerat dhe aftësitë që ka dy djalosh, synimet dhe objektivat i ka për t’i shkuar deri në fund kësaj gare, për t’u kurorëzuar si kampion europian duke fituar medaljen e artë.
Urime Kristian, shpresojmë dhe besojmë se fitorja është për ty. Suksese në betej përfundimtare të këtij Europiani për të ngritur lart flamurin shqiptar si fitues i medaljes së Artë.
Gaspër MARKU