Monday, May 6, 2024

Luiza Gega e pandalshme, kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës

Lexo

Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës duke u renditur e treta në baterinë e saj. Ajo ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71 vetëm 1 sekond pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen.

Trajneri i saj, Taulant Stërmasi thotë se ekziston frika se dëmtimi që ka atletja mund të jetë përkeqësuar nga gara e sotme dhe kjo mund t’i prishë punë në finale që do të mbahet me 27 Gusht. Në Finalen e Botërorit të Atletikës do të konkurrojnë mbi 2000 atletë nga 202 shtete.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img