Sunday, November 24, 2024

Federata Ukrainase e Futbollit kërkon përjashtimin e Iranit nga Kampionati Botëror!

Lexo

Deri më tani kishte qarkulluar si ide, por tashmë ka marrë një trajtë zyrtare. Është Federata e Futbollit të Ukrainës që i ka kërkuar që FIFA-s që Irani të përjashtohet nga Botërori i fundvitit në Katar. Irani akuzohet për furnizimin me armë të Rusisë në konfliktin e saj të armatosur me Ukrainës, duke shkelur kështu nenet 3 dhe 4 të statutit të  FIFA-s mbi të drejtat e njeriut dhe luftës kundër diskriminimit.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ukrainase të Futbollit ka lëshuar të hënën në mbrëmje një deklaratë për shtyp, ku thuhej: “Duke marrë në konsideratë informacionin e përcjellë në media për manifestimin sistematik të shkeljeve të të drejtave në Iran, që shkelin parimet dhe rregullat e Kartës së FIFA-s; duke marrë në konsideratë rezolutën 22.31 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi vendosjen e sanksioneve ndaj Iranot dhe agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, ne i bëjmë thirrje FIFA-s me një propozim për të marrë në shqyrtim mundësinë e përjashtimit të përfaqësueses së Iranit nga Botërori “Katar 2022”.

Kjo kërkesë zyrtare vjen vetëm pak ditë pasi kreu ekzekutiv i Shahtjorit të Donjeckut, Sergei Palkin, bëri thirrje për përjashtimin e Iranit dhe zëvendësimin e tij me Ukrainë në Botërorin e këtij viti. Kryeqyteti i  Ukrainës, Kievi, u godit nga nga dromët e ashtuquajtur “kamikazë”, të prodhuar nga Irani dhe të përdorura në fillim të këtij muaji nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se një numër dronësh të tillë janë rrëzuar nga ushtria e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se Irani ka dislokuar ekspertë ushtarkë në Krimenë e pushtuar nga forcat ruse. Irani e mbylli në krye të renditjes grupin e vet eliminator  të zonës së Azisë, duke u kualifikuar pa probleme për në “Katar 2022”, ndërsa Ukraina u mund nga Uellsi në “play-off”-in final në qershor. Irani do të përballet me Anglinë në ndeshjen e saj hapëse të grupit B më 21 nëntor, për të vijuar më pas me sfidat kundër Uellsit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img