Thursday, May 16, 2024

Festë në Lezhë-Besëlidhja sfidon Tiranën në finale. E mund 100-86 dhe fiton Kupën e Federatës në basketboll meshkuj

Lexo

Tifozëria lezhjane festoi mbrëmjen e së premtes suksesin e arritur nga basketbollistët e Besëlidhjes, të cilët të drejtuar nga trajneri shkodran, Afrim Bilali janë fitues të Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Skuadra lezhjane sfidoi Tiranën në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, duke e mundur me rezultatin 100-86. Një periodë e parë e ekuilibruar, të cilën lezhjanët e kanë fituar me tre pikë diferencë, 30-27. Tiranë mundohet të rregullojë lojën. Madje e ka fituar periodën e dytë 19-20, por në pushim përsëri lezhjanët janë në avantazh, 49-47.

Tirana vazhdon të luajë mirë duke fituar dhe periodën e tretë, 24-25, por falë diferencës së krijuar më herët është përsëri Besëlidhja që vijon të jetë në avantazh 73-72. Ajo që i vuri vulën suksesit të lezhjanëve është perioda e katërt. 27-14 për Besëlidhjen dhe në total 100-86.

Në ceremonnë e mbylljes së aktiviteit, Kupën skuadrën fituese dhe kapitenit të Besëlidhjes, Beqo, ia ka dorëzuar anëtarja e Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Migena Plasa.

Trajneri i ekipit fitues të Besëlidhjes, Afrim Bilali, e cilëson këtë fitore më tepër, fitore morali, teksa pas ndeshjes shprehet:”Për mua kjo ndeshje ishte më tepër fitore morali se sa thjeshtë fitimi i një kupe. Dua të përgëzoj ekipin, menaxherët e Besëlidhjes, që kanë bërë të mundur afrimin e këtyre lojtarëve të talentuar. Pavarësisht se sot nuk luajtën dy lojtarët kryesore, organizatori Shestani dhe Prodani, por mendoj se jemi në rrugën e duhur me këtë ekip”.

Ndërkohë, trajneri i bardhebluve, Erkand Karaj, teksa përgëzon Besëlidhjen, thotë se kjo finale do t’i shërbejë për të përmirësuar defektet e skuadrës. “Edhe ne mund të bënim më mirë. Kjo do të shërbejë që ne të rregullojmë ato probleme që kemi. Gjithsesi e uroj Besëlidhjen për ndeshjen”, shprehet trajneri i Tiranës, Erkand Karaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img