Monday, April 29, 2024

Superliga e Volejbollit Meshkuj-Vllaznia ndalet në javën e tretë, e mund Erzeni 3-1

Lexo

Erzeni-Vllaznia       3-1    (25-16, 23-25, 25-15, 25-17)

Vllaznia e volejbollit meshkuj është ndalur në javën e tretë të Kampionatit Kombëtar të Superligës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është ndeshur mbrëmjen e sotme me Erzenin e Shijakut në transfertë. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Goga” të Durrësit dhe ndryshe nga dy fitoret e regjistruara radhazi në dy javët e para të kampionatit, e parë në Korçë 1-3 dhe e dyta në Shkodrë, 3-0 ndaj Studenti, këtë radhë janë mundur me rezultatin 3 me 1.

Referuar ecurisë së takimit, set ii parë është për t’u harruar nga ekipi i Vllaznisë, teksa janë shijakasit që fitojnë me rezultatin 25 me 16. Një reagim pozitiv duket në setin e dytë, duke u shfaqur një Vllazni më potente në fushën e lojës. Pas disa barazimeve gjatë ecurisë së këtij seti, janë kuqeblutë që e mbyllin me fitore me shifrat 23 me 25.

Me fitimin e këtij seti duke u barazuar rezultati në 1 me 1, pritej që në vazhdim që ndeshsje të rihapej për kuqeblutë, por ndodhi e kundërta. Çuditërisht Vllaznia lëshon shumë në fushën e lojës, ku gabimet e njëpasnjëshme bëjnë që vendasit të shënojnë pikë pas pike duke e fituar setin e tretë me lehtësi, gjë që e tregojnë edhe shifrat 25 me 15 pr shijakasit.

Rezultati i seteve shkon në 2 me 1 në favor të Erzenit. Vllaznia ka edhe një mundësi që duke e fituar setin e katërt ta çojë ndeshjen në shtesë me set final. Megjithë ndërhyrjet e trajnerit Kalaja duke kërkuar të motivojë skuadrën, ritmi i kuqebluve vazhdon të jetë i dobët. Kjo i jep mundësi Erzenit vendas të drejtuar nga trajneri Ilia Koja, që ta mbyllë me fitore edhe këtë set me shifrat 25-17 duke e fituar kështu të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1.

Krahas ndeshjes, Erzeni-Vllaznia, e fituar nga shijakasit me rezultatin 3-1, mbrëmjen e së premtes janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera për javën e tretë të Superligës së volejbollit meshkuj. Tirana ka fituar në transfertë me Partizanin, 0-3 dhe po kështu edhe Partizanin fiton në transfertë me Studentin me të njëjtin rezultat, 0-3.

Ndeshjet e javës së tretë, 29 shtator 2023

Erzeni-Vllaznia       3-1    (25-16, 23-25, 25-15, 25-17)

Elbasani-Tirana    0-3     (17-25, 19-25, 16-25)

Studenti-Partizani  0-3   (11-25, 16-25, 16-25)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img