Ballina Ekipet Kombëtare FIFA bën zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026

FIFA bën zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026

FIFA ka bërë sot zyrtare oraret dhe stadiumet për ndeshjet e Botërorit 2026 duke treguar se si do të jetë shpërndarja e sfidave të këtij aktiviteti.

Dhe mes tyre sigurisht edhe për Grupin F,ku potencialisht mund të bëhet pjesë Shqipëria nëse kalon play-off.

Ashtu siç pritej,oraret e ndeshjeve nuk do të jenë aspak të përshtatshme për Europën. Oraret që ka publikuar FIFA,jan të gjitha të vendosura në orën lokale të Amerikës Lindore,që do të thotë se kan 6 orë diferencë me Europën Qendrore dhe vendin tonë.

Kështu potencialisht ndeshja e parë e Shqipërisë ajo ndaj Tunizisë,do të luhet në Monterrej të Meksikës me orën 22:00 të Amerikës Lindore të datës 14 qershor,që do të thotë se do të jetë ora 4 e mëngjesit në vendin tonë në datën 15 qershor.

Sfida e dytë e planifikuar më 20 qershor ndaj Holandës,luhet në Hjuston në orën 13:00 në SHBA dhe në teori është ajo që mund të ndiqet në mënyrë më praktike pasi sfida në Hjuston përkon me orën 19:00 në Europë.

Ndërsa sfida e tretë ndaj Japonisë që luhet në Dallas,është planifikuar përsëri në një orar të papërshtatshëm për Europën.

Ajo është caktuar më datë 25 qershor në orën 19:00 në SHBA,që përkon me orën 01:00 të datës 26 qershor në Europë.

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu