Monday, November 25, 2024

Finalja e Conference League në Tiranë. Në rast dhune nga tifozët e Romës dhe Feyenoord, policia do të veprojë sipas ligjeve shqiptare

Lexo

Rreziku për trazira në Tiranë më 25 maj, është i madh, për shkak të finales së Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, ku tifozeritë e të dyja skuadrave do të jenë të pranishme. Për këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka folur zëvendës drejtor i rendit dhe sigurisë në Policinë e Tiranës, Luigj Vathi, i cili ka treguar edhe planet e masave që do të merren.

Në rast të trazirave dhe dhunës, Vathi deklaroi se ndaj tifozëve, policia do të veprojë sipas ligjit. Ai u shpreh se janë marrë të gjitha informacionet e duhura për të dyja tifozeritë, që të shmangen përplasjet.

Policia e Shtetit ka pasur trajnime me UEFA-n dhe FSHF-në. Pjesë e sigurisë do të jenë zjarrfikësit, do jetë pjesa e ambulancave. Është një numër i madh vullnetarësh, që do të orientojnë tifozët në qytet dhe drejt stadiumit. Plani i masave po merr formën e duhur. Do jenë të angazhuar 2 mijë forca të policisë, duke filluar nga pikat nga ku do të vijnë tifozeritë. Janë përcaktuar dy pika, ku tifozët do të bëjnë grumbullimin. Mund të ketë edhe aktivitete të ndryshme, për të relaksuar tifozët. Jo të gjithë do të jenë në stadium. Ne kemi dy pesha. Kemi stadiumin, por edhe sigurinë në qytet. Tifozeria e Feyenoord do të jenë te Murat Toptani, ndërsa ata të Romës te liqeni.

Ne kemi muaj që shkëmbejmë informacione me agjencitë për tifozët. Do ketë përfaqësues që do të vijnë me tifozët. Ne do bashkëpunojmë, që kjo ndeshje të kalojë pa probleme. Nëse do ketë akte dhune, ne do veprojmë sipas ligjit. Tifozeritë njihen. Ne na sjellin probleme Tirana me Partizanin, jo më dy tifozeri të mëdha, si Roma dhe Feyenoord. Megjithatë luhet në një vend asnjanës dhe mendoj se do të kemi një qasje të mirë. Ne kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë. Jemi përgatitur edhe për raste të papritura.

Duke qenë se tifozeritë janë në distancë, ne do i shoqërojmë. Edhe lëvizjet t’i kenë në kohë të ndryshme. Nuk përjashtohet asnjë incident i masave të vogla. Do ketë shumë shqiptarë që do të vijnë nga Roma për të drejtuar tifozët. Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, për lëvizjen e automjeteve. Shumë rrugë do të jenë të bllokuara. Shumë bizneseve, iu kemi kërkuar që të shesin sa më pak alkool me shishe.

Masat janë të detajuara. Do ketë vendosej të ndryshme për autobusët e tifozëve. Është gjithçka e koordinuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img