Autogoli i Mancinit barazoi golin e Dybala, te penalltitë vendimtare gabimet e Mancinit dhe Ibanez para golit të Montiel
Është sërish Sevilla që triumfon në Europa League. Andaluzianët mundën Romën me penallti në finalen e Budapestit pas një maratonë shumë të gjatë, duke marrë në shtëpi kupën e shtatë në historinë e tyre. Verdhekuqtë zhbllokuan sfidën me një të majtë të Dybala në minutën e 35-të, më pas u ulën paksa dhe në minutën e 55-të u ndëshkuan me autogol të Mancinit pas një krosimi të Jesus Navas. Me disa momente të tensionuara, ndeshja u zvarrit në kohë shtesë dhe më pas tek penalltitë: goditja vendimtare, si në finalen e Botërorit, ishte nga Gonzalo Montiel, pas gabimeve nga penalltia të Mancinit dhe Ibanez.
Kështu, në mënyrën më mizore, shkatërrohet ëndrra e popullit romanist për të pushtuar dy kupa të njëpasnjëshme evropiane. Seria e triumfeve të José Mourinhos në finale përfundon në pesë. Sevilla e Mendilibarit del fitimtar nga beteja e pafund në Puskas Arena, duke trashëguar kurorën e Lopeteguit dhe duke konfirmuar ekipin e tij si mbretëreshë të kompeticionit, për të dytën herë radhazi në dëm të një skuadre italiane (viktima e fundit ishte Interi në 2020).
Gjuajtjet e penalltive
Ocampos – gol
Cristante – gol
Lamela – gol
Mancini – e pritur
Rakitic – gol
Ibanez – shtyll
Montiel – gol