Friday, May 3, 2024

Xhaferri: Nuk jam i kënaqur me sezonin e Vllaznisë, po shikojmë për trajner që e njeh kampionatin

Lexo

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se nuk është i kënaqur me atë që skuadra tregoi në sezonin që lamë pas, duke thënë se pritshmëritë ishin të larta.

Xhaferri deklaroi se është munduar të krijojë një ekip pretendent dhe të mos iu mungojë asgjë.

I pyetur për trajnerin, Xhaferri deklaroi se po shikohet për një trajner, për projekt afat gjatë.

Ka qenë një kampionat ndryshe nga ata të kaluarit. Ishte një garë e fortë deri në fund. Nuk kemi bërë një sezon të mirë, atë që kemi pritur. Jam i pakënaqur në këtë pikë. Duke parë si rrodhën ngjarjet dhe në fund ia dolëm të shkojmë në Europë. Nuk jam i kënaqur me atë që treguam këtë sezon. I kënaqur jam vetëm me kualifikimin në Europë. Të gjithë kemi përgjegjësi për situatën e skuadrës. Unë jam munduar të krijoj një ekip pretendent. Ekipit nuk i ka munguar asgjë nga ana ime. Për këtë arsye, pritshmëritë ishin më të larta. Dëmtimet kanë ndikuar këtë sezon.

Që në fillim kur kam ardhur këtu, kam kërkuar që të kemi trajnerë me kontrata afatgjata. Unë jam kundër ndryshimeve të shpeshta, por ndonjëherë, trysni dhe rezultatet negative, përkthehen në largimin e trajnerit. Ne duhet të krijojmë gjëra stabel. Do luftoj që të gjej një trajner për projekt afatgjatë dhe që e njeh kampionatin. Një trajner që e kupton filozofinë e klubit.

Hera e parë që po dëgjoj për Ernest Gjokën. E vlerësoj shumë, por nuk kemi pasur diskutime me trajnerin Gjoka.

Në tre vite kemi ndërruar katër trajnerë. Duke parë edhe skuadrat e tjera, nuk kemi bërë ndërrime të shumta. Ky sezon kaloi, me gjërat negative dhe pozitive, por tani të mendojmë një strategji të re për sezonin e ardhshëm.  

Është e vërtetë që 12 lojtarëve u përfundon kontrata dhe po diskutojmë. Ne pretendojmë për të krijuar një bërthamë të mirë. Jemi në negociata me lojtarët dhe do të merret një vendim. Vllaznia ka qenë një klub korrekt dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img