Thursday, September 19, 2024

Finalja e Konferencës së Ligës, UEFA inspektim në Tiranë

Lexo

Masat parapërgatitore për organizimin e finales së Konferencë Ligës, që do të luhet më 25 maj 2022 në Tiranë ka bërë që institucioni i UEFA-s të mbërrijë në Tiranë duke bërë testimet e duhura rreth objekteve më të rëndësishme që preken nga ndeshja e në fjalë.

Në fokus të inspektimit të delegacionit masiv, të përbërë nga 61 ekspertë dhe zyrtarë të UEFA-s ka qënë kryesisht, infrastruktura e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, por edhe ajo rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hoteleria, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finale, etj.

Një pjesë e rëndësishme e instimit ka qënë sigurisht edhe stadium “Air Albania” dhe mjedisi përreth, Pallati i Kongreseve, i cili mendohet të shndërrohet në një qendër akreditimi, por edhe qendër e logjistikës operacionale për pritjen e një evenimenti kaq madhor të futbollit evropian, për organizimin e të cilit mendohet të angazhohen rreth 400 vullnetarë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img