Thursday, April 25, 2024

Finalja e Kupës së Greqisë largohet nga Shqipëria, “Elbasan Arena” si mundësi e dytë

Lexo

Prej disa ditësh tashmë, Federata Greke e Futbollit është në kërkim të një impianti, ku mund të zhvillojë finalen e Kupës së Greqisë, mes AEK e PAOK, pa patur përplasje midis tifozerive, ku një ndër opsionet kryesore të palës greke ishte dhe arena “Air Albania”, por koncerti i këngëtarit të famshëm grek, Nikos Vertis, më 25 maj prishi planet e Federatës Greke, të cilët tashmë duket se kanë marrë vendimin e tyre.

Finalja e Kupës së Greqisë do zhvillohet në stadiumin e Volos në Greqi. Ky është vendimi i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Greke të Futbollit. Pas shumë diskutimesh dhe tre shtetesh që i hapën dyert Greqisë, stadiumi i Panthelikos do presë duelin e 24 majit në 20:00. Federata greke i ka lënë mundësinë të hapur “Elbasan Arena”, që nëse ndodh diçka e paparashikuar dhe finalja nuk mund të luhet në Volos, dueli do spostohet në Elbasan, me Shqipërinë që është mundësia e dytë.

Nga secili klub do shpërndahen nga 400 ftesa për zyrtarët ose tifozët që nuk janë problematikë, me shkallët që do jenë të zbrazura për këtë ndeshje. Kujtojmë se edhe policia në Qipro nuk e mori përsipër këtë duel, ndërsa prej ditësh Federata Shqiptare e Futbollit kishte dhënë miratimin që dueli të luhej në “Elbasan Arena”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img