Sot, prej orës 15:00, do të luhet ndeshja e Superkupës Viareggio Cup 2025, në mes skuadrës italiane Genoa U19, fituese e edicionit të 75-të të turneut prestigjioz Viareggio Cup si dhe ekipit të Vllaznisë U19, kampion i Turneut “Eagle Cup Albania”.

Një moment historik ky për futbollin shqiptar dhe padyshin për atë shkodran, pasi është Vllaznia ajo që përfaqëson me dinjitet Shqipërinë në ndeshjen e parë historike të Super Viareggio Cup 2025.
Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi e shoqëruar edhe nga një përfaqësi e KF Vllaznia me në krye Presidentin Alban Xhaferi kanë mbërritur që dje në Itali, dhe sot, prej orës 15:00, në Stadiumin “Torquato Bresciani”, Viareggio do të luhet sinalja e Superkupës. Genoa U19-Vllaznia U-19.
Për t’u theksuar është se marrëveshja për zhvillimin e kësaj Superkupe, por edhe Turneut “Eagle Cup Albania” zhvilluar Shqipëri, të cilin e fitoi Vllaznia, është realizuar falë çiftit shkodran që jeton prej vitesh në Itali, Vasenka Rangu Leka, presidente e Fondacionit “Albitsol” dhe abshkëshortit të saj Gjon Leka, të cilët kanë bërë të mundur firmosjen e marrëveshjes me Alessandro Palagi, president i Qendrës së Futbollistëve të Rinj dhe organizator i “Viareggio Cup”.
Gaspër MARKU



