Fitorja e mbrëmjes së sotme ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 1 me 3, ishste e dyta radhazi për teknikun brazilian të kombëtares shqiptare. Duke folur pas ndeshjes për Supersport, Silvinjo shprehet i kënaqur për lojën e kuqezinjëve, ndërkohë që ka besim për kualifikimin në grupin E të eleminatoreve Euro 2024.
“Është shumë e vështirë të luash këtu. Një pasim i gjatë mund të vendosë në vështirësi. Nuk ka nevojë për shumë zotërim topin, me një top të gjatë mund të sjellë situata të padëshiruara.
Duhet të shohim anën pozitive. Kemi fituar me rezultatin 1-3. Ndoshta ka qenë në 2021 që Shqipëria fitonte dy ose më shumë ndeshje radhazi. Djemtë kanë bërë shumë mirë. Të gjithë kohën që ishim këtu kanë bërë një punë shumë të mirë.
Shanset janë njësoj siç ishin dhe më përpara. E rëndësishme ishin të fitonim dy fitore radhazi. Ka ndodhur para dy viteve kur Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. E kam thënë që në fillim që është një grup shumë i vështirë, shumë i ekuilibruar. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi tërësisht në garë për kualifikimin.
Goli i Asllanit apo i Muçit? Të dy ishin gola shumë të bukur. Stafi teknik punon, kemi bërë një punë të mirë, por lojtarët janë ata që bëjnë punën kryesore. Sigurisht në aspektin taktik i Asllanit ishte më i bukur, por unë nuk mund të rri pa përmendur lojtarët që kanë hyrë dhe kanë dhënë kontributin e tyre.
Ne kishim dy-tre dyshime para ndeshjes, edhe pse brenda tre ditësh dy ndeshje nuk është e lehtë. Shto këtu dhe që Ishujt Faroe është një vend i largët dhe e lodhshme. Asllani bëri një ndeshje e mirë, por dhe Seferi gjithashtu. Kemi bërë zgjedhjet e duhura. Të gjithë jemi të rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Pushimet? Do të rikthehem në Tiranë sepse kemi disa ditë punë. Dhe pasi të kem mbaruar në Tiranë do të rikthehem në Porto dhe do të bashkohem me familjen time, më pas do të bëjmë një ose duy javë pushime në Barcelonë”