Prononcimi i trajnerit të Skënderbeut, Gvozdenoviç, pas fitores ndaj Erzenit, 1-0
“Ndoshta kemi gjetur një sulmues, bravo për Frenklin. Sot ishte një ndeshje e vështirë, Erzeni një skuadër shumë e mirë dhe i uroj vazhdimësi. Bravo çunat, me këtë fitore jemi më të qetë. Edhe pse kemi ende ndeshje përpara, por jemi të qetë. Sot ishim njësoj. Unë e pash grupin është shumë i fortë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund të them ishim me frikë por me kujdes, dhe me stress pozitiv nëse do të shënonim golin e dytë do të ishim më të qetë. Djemtë ishin më mirë sot se sa me Kukësin” deklaroi ndër të tjera për “MCN TV”, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.