Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Arbër Abialiaj, pas ndeshjes me Vllazninë
“Besoj ishte fitorja me bindëse për sa i përket mënyrës si u zhvillua loja, ishte një ekip tejet agresiv në fushë. Synimi ka qenë që të arrinim në këtë pikë, Kupat e Europës sollën një fare lodhje, sot ishte një ndeshje perfekte. Këtë kemi dashur që në fillim, këtë duam që të jap gjithmonë dhe të vendos kualitetin e vet. Rrapaj shumë agresiv, pavarësisht se njihet si lojtar shumë teknik, sot u bë diferenca në shumë vija. Besimi ka qenë i jashtëzakonshëm tek të gjithë, këta lojtarë kanë dëshirë për të luajtur dhe në kampionate të rëndësishme. Duan të mësojnë, kanë ernergji, ka qenë e thjesht të punosh me këta, ka konkurrencë të shëndoshë. I kemi bërë gjërat e qarta, fitore pas fitore të gjithë futbollistët duan të bëhen pjesë e këtij ekipi. Që me mbarimin e ndjeshjes disa lojtarë po bënin seancën stërvitore, unë u vonova pak pasi isha duke bërë planin për ditët në vazhdim, fokusi është tek ndeshja e radhës, pavarësisht me kë përballemi, Partizani është Partizani kudo që të shkojë”, u shpreh për “MCN TV”, trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj
.