Tuesday, May 21, 2024

Shpartallohet Vllaznia. Kuqeblutë zhgënjejnë në sfidën ndaj Partizanit duke u mundur në transfertë 4-1

Lexo

Partizani-Vllaznia  4-1(Shënues: Rrapaj 20’, Preka 45’+1’, Mehmeti 45’+3’. Maget 48’/Balaj 32’

Pritej një rezultat tjetër, sepse kështu të paktën deklarohej në kampin kuqeblu në pragndeshjen Partizani-Vllaznia. Por, sfida e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Arena e Demave” paraqiti një Vllazni ndryshe nga sa parashikohej.

Me përjashtim një goli mjeshtror të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj në të 32-tën, që në një farë mënyrë pas një përplasje të topit tek portjeri i Partizanit, autorësia e autogolit ia faturua Qirkos, në pjesën tjetër të lojës Vllaznia zhgënjeu në të gjitha drejtimet, aq sa vërshëllima e fundit e arbitrit kryesor Adrian Beqiraj fikson rezultatin e thellë 4 me 1 në favor të Partizanit.

Për hirë të së vertetes, deri tek barazimi 1 me 1, me golat e Rrapajt fillimisht në të 20-të minutë dhe të Balajt nmë të 32-tën, ndeshja kishte më tepër rivalitet, por ekuilibrat i prishi shtesa prej tre minutash në fund të pjesës së parë. Minuta këto që sollën dy golat radhazi të Partizanit me autorë Preken dhe Mehmetin i çuan skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e Partizanit 3 me 1.

Fillimi i pjesës së dytë regjistron edhe golin e katërt për Partizanin, këtë radhë me autor Maget, i cili vulos rezultatin e të gjithë ndeshjes me shifrat e thella 4 me 1. Një humbje kjo që tregon se në kampin kuqeblu ka probleme të shumta, një pjesë e të cilave janë të mbatura më herët. Probleme këto, që nëse nuk do të riparohen në një kohë sa më të shpejtë, nga një Vllazni me pretendime për trofe, rrezikon shumë të futet në grupin e skuadrave që luftojnë për mbijetese

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img