Tuesday, October 8, 2024

Humbi thellësisht me Partizanin në transfertë, 4-1. Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, analizon paraqitjen e dobët, por beson se kuqeblutë do të luftojnë për kreun e renditjes

Lexo

Prononcimi i trajneri të Vllaznisë, Qatip Osmani, pas ndeshjes, Partizani-Vllaznia, 4-1

“Mbledhja? Lojtarëve nuk u thashë kurrgjë, thjesht debatuam për lojën, për gabimet që bëmë.

Mendoj se momenti vendimtar i ndeshjes ishin golat në shtesën e pjesës së parë. Në fillimin e të dytës pësuam përsëri gol. Sa i përket ndeshjes, mendoj se ne në fazën mbrojtëse ishim çdo herë me vonesë në dyluftime, nuk kishim agresivitet, luanim ngadalë topin, pa pasime të sakta. Ndaj nuk krijuam shumë raste për shkak të këtyre problemeve që përmenda.

Edhe pse përmenda ndeshjen dhe humbjen e sotme, lëndimet bëjnë të vetën. Ndoshta pak edhe ndërrimi i trajnerit ndikon në këtë lojë. Por megjithatë, besoj që Vllaznia përsëri do të luftojë për kreun e tabelës.

Nëse analizojmë lojën me Erzenin, nuk bëmë shumë gabime në mbrojtje. Në atë ndeshje na mungonte pasimi i fundit ku duhej të finalizohej aksioni. Por megjithatë në minutë të 55-të e ndërruam sistemin për shkak të problemeve që tregova, me qëllim që të stabilizojmë lojën në mbrojtje dhe të jemi më shpejt me më shumë lojtarë në finalizimin e aksionit, nuk ia arritëm normalisht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img