Dramë në Stuttgart. Hungaria ka arritur një fitore në minutën e fundit përballë Skocisë me rezultatin 0-1 e cila iu fal golit të Csoboth në minutën e 90+10 dhe shkon në kuotën e tri pikëve, duke qenë në garë për një vend në 1/8. Rezultat ky që nuk i duhej Shqipërisë që kërkon të jetë në garë për vendin e tretë në Euro 2024 në Grupin B.
Veç lojës dhe rasteve, në stadiumin e Stuttgart pati edhe panik pasi në minutën e 70-të Varga i Hungarisë u përplas në zonë dhe u dërgua në spital.
Grupi B/ Ndeshjet e treta dhe të fundit në grupe do vijojnë nesër me Grupin B. Në 21:00 luhen Shqipëri – Spanjë dhe Kroaci – Itali.