Thursday, July 18, 2024

Gjermania barazon në ‘frymën e fundit’ me Zvicrën dhe ruan vendin e parë të grupit

Lexo

Zvicra dhe Gjermania e mbyllën sfidën në barazimin në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Europian.

Gjermania barazoi 1 me 1, me Zvicrën, teksa mund të thuhet se ishte një rezultat i arrirë me shuëm fat. Gol i parë i sfidës erdhi pikërisht nga “Helvetët”, të cilët gjetën avantazhin falë dyshes së Bologna, Freuler-Ndoye, me këtë të fundit, që dërgon furishëm topin në rrjetën e Neuer. Menjëherë pas pësimit të golit, “Pancerat” u hodhën menjëherë në sulm, mirëpo goli i barazimit do të vinte vetëm në “frymën e fundit” të sfidës, me “bomberin” e Dortmund, Niclas Fullkrug, që çoi sferën pas shpatullave të Sommer, për të shpëtuar skuadrën e tij.

Falë këtyre rezultateve, Gjermania e mbyll përfundimisht rrugëtimin në fazën e grupeve, në vendin e parë, me 7 pikë, vetëm 2 më shumë se Zvicra e vendit të dytë, e cila siguron gjithashtu kualifikimin për në fazën e ardhshme

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img