Friday, April 19, 2024

Fitore për ditëlindje! Fitoren ndaj Barletit 83-39, Vllaznia e femrave, ia bën dhuratë trajnerit Bledar Gjeçaj, në 53 vjetorin e lindjes së tij

Lexo

Mbrëmja e së shtunës së 4 marsit ka qënë krejt e veçantë për trajnerin e Vllaznisë në basketboll për femra, Bledar Gjeçaj. Pikërisht në ditën e përvjetorit të 53-të të lindjes së tij, skuadra e basketbollit për femra që ai drejton i ka bërë një dhuratë speciale. Së bashku me tortën simbolike, në këtë ditë të shënuar të tij ka ardhur edhe fitorja e thellë që Vllaznia ka arritur ndaj ekipit të Barletit.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin 83-39. Një fitore e rëndësishme kjo për skuadrën kuqeblu, e cila përfaqësohet nga vajza krejt të reja, pasi vazhdon ta mbajë Vllazninë në gjirin e katër skuadrave më të mira, aty ku është edhe objektivi i tyre marrë që në fillim të sezonit për të qënë konkurues në fzën Play-Off.

Në këtë mënyrë, për Bledar Gjeçajn, fituesin e 5 titujve kampionë si sportist dhe 3 herë si trajner me Vllazninë, duke mos lënë mënjanë edhe karrieren e suksesshme në Kosovë, sidomos me Bashkimin e Prizrenit, kjo ditë do të mend gjatë nga ai për surprizat që e shoqëruan.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img