Thursday, May 2, 2024

Abissnet Superiore-Sot dy ndeshjet e para të javës së 24-t, Bylis-Erzeni dhe Egnatia-Kastrioti

Lexo

Të gjithe jane sy e vesh nga ndeshjet e “Abissnet Superiore”, pasi java 24-te eshte cilesuar si java e derbit, ku Partizani dhe Tirana do te perplasin “briret” mes tyre ne “Air Albania”. Pikerisht diten e sotme do te zhvillohen edhe dy sfidat e para,ndersa do te luhet ne aksin Ballsh-Rrogozhine. Te dy takimet e programuara për diten e sotme do te startojne ne te njejten ore 13:00.

Ne “Adush Muça” ka udhetuar Erzeni per te sfiduar Bylisin, nje perballje mjaft interesante ku te dyja ekipet kërkojne vetem 3 piket per objektivat e tyre. Skuadra mallakastriote kerkon te rikthehet te fitorja në shtepi pasi nuk e  njeh ate prej disa javesh. Gjithashtu edhe te shijakasit kane 4 ndeshje pa fitore dhe sot ne Ballsh synojne 3 piket per te mos rrezikuar me teper ne klasifikim.

Takimi tjeter luhet mes Egnatias dhe Kastriotit ne “Egnatia Arena”. Te dyja ekipet vijne pas fitoreve ne javen e 23-te dhe sot perballe njera-tjetres kerkojne te vazhdojn me serine e 3 pikeve. Krutanet luftojn per mbijetesen teksa rrogozhinasit duan Europen.

Java e 24-t e Superiores vijon nesr me tre takimet e tjea, Laci-Kukesi ne oren 13:00, Teuta-Vllaznia ne oren 16:00 dhe derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, ora 19:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img