CR7 i rikthehet polemikave për çmimin e dhënë Rodrit: “Nuk ishte një vendim i drejtë”
“Topin e Artë e meritonte Vinicius, nuk ishte një vendim i drejtë për mendimin tim. Edhe Rodri e meritonte, por mendoj se këtë vit e meritonte Vinicius për golin në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo është arsyeja pse më pëlqen Globe Soccer Aëards, prezanton çmimet në mënyrën më të ekuilibruar të mundshme”. Cristiano Ronaldo e tha këtë në skenën në Dubai në Globe Soccer Aëards pasi mori çmimin special ‘golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave’.
“Jam krenar që e kam marrë këtë çmim, – nënvizoi braziliani në skenë teksa mori çmimin për lojtarin më të mirë në Globe Soccer Aëards – Është shpërblimi për atë që ishte një sezon i mrekullueshëm”. Gjithashtu në garë për titullin e ‘lojtarit më të mirë’ ishin sulmuesit e Interit dhe Atalantës, Lautaro Martinez dhe Ademola Lookman.