Saturday, July 27, 2024

Fitorja me Egnatian, trajneri Alfred Deliallisi: Erzeni beson tek mbijetesa

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Erzenit, Alfred Deliadhisi, pas fitores me Egnatian

“Dua të komplimentoj djemtë-për ndeshjen perfekte që zhvilluan. Merita u takon vetëm atyre, mënyra si e interpretuam ndeshjen nga e para deri në fund ishte gati në perfeksion. E neutralizuam kundërshtarin në çdo mënyrë, asnjë rast të pastër, duke ditur vlerat e vendin që ka kundërshtari. Në çdo rast ishim superiorë me vertikalizime, qarkullim, në mënyrën se si shkonim në fazë sulmuese apo me koncept loje. Rezultati i përket asaj që dhanë djemtë në fushë.

Nuk mendoj se kemi qenë me aq bllok të ulët. I kisha ndarë një kundër një, Kahrimanoviç me Aleksin dhe Migone me Fernandon që të mos afroheshin në zonat tona të rrezikshme. Kjo mendoj që solli që të mos kishte rrezik. Ne mundoheshim të rifitonim topin e dilnim shpejt para, siç bënë lojtarët gjatë gjithë kohës.

E kam thënë që prurjet e reja kanë dashur kohën e vet realisht. Edhe me Vllazninë kemi bërë ndeshje jashtëzakonisht shumë të mirë, me Laçin nuk ishte ndër më të mirat, por nuk u mundëm. Tani kanë hyrë në sinkron, kemi afruar shumë lojtarë në janar, kanë dashur kohën dhe tani është grupi i plotë. Koha nuk premton, por matematika na e lejon dhe jemi në rrugën  për të arritur objektivin e sezonit”, tha Deliallisi pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img