Saturday, July 27, 2024

Ndalet Egnatia. Shpresa mbijetese për Erzenin

Lexo

Erzeni-Egnatia  1-0(Shënues: Zeka 85’)

Shijakasit kanë arritur të mposhtin kryesuesit e kampionatit me rezultatin 1-0

Gol i Zekës dhe Erzeni surprizon Egnatian kryesuese duke e mposhtur me rezultatin 1-0 në takimin e javës së 30-të të Superiores të luajtur në “Arena e Demave” në Tiranë. Një ndeshje emocionuese, me disa raste të krijuara në pjesën e parë, por jo gola.

Në pjesën e dytë Egnatia mbeti me 10 lojtarë, Spahiu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 85-të pas një aksioni të gjatë të shijakasve, me Zekën që realizoi një gol të bukur dhe që i dha skuadrës së tij tri pikë mjaft të rëndësishme.

Në fundin e takimit Egnatia pretendoi për një 11-metërsh, por gjithçka mbeti e pandryshuar dhe shijakasit festuan rikthimin tek fitorja dhe tek shpresa për mbijetesë. Erzeni me këtë fitore ngjitet në kuotën e 31 pikëve, në vendin e 9-të në klasifikim. Egnatia vazhdon të mbajë vendin e parë në kuotën e 54 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img