Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Erzenit.
Gvozdenovic deklaroi se ajo ndaj shijakasve, ishte ndeshja më e vështirë për të.
Nuk e di, por sot për mua si trajner ishte ndeshja më e vështirë nga të gjitha. Po festohej para dhe mendohej ndeshja e fituar dhe ishte shumë e vështirë për mua. Jam i kënaqur nga fitorja, jemi në një vend të mirë. Kemi 47 pikë dhe do shikojmë këto 3 javë si do dalim.
Meritë dhe e Erzenit, skuadër e mirë dhe gëzoj respekt. Skuadra ime e stresuar me mendim si do fitojmë në ndeshje. Nuk ishim në nivel optimal, po prape shikoj me pikët dhe është e rëndësishme në këto javë. Jemi të kënaqur.