Friday, May 10, 2024

Skënderbeu triumfon minimalisht ndaj Erzenit

Lexo

SKËNDERBEU 1-0 ERZENI (7′ Janaqi)

Skënderbeu regjistroi fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur Erzenin minimalisht Erzenin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.

Që në minutën e 7-të ka shënuar Dejvid Janaqi, për t’i dhënë 3 pikë të arta korçarëve.

Shijakasit luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 70-të, pasi Mëllugja, u ndëshkua me karton të kuq. Gjithashtu, Skënderbeu goditi dy herë tranversën, me Rashicën dhe Likajn, nga goditja e dënimit.

Kjo fitore, ngjit korçarët, në vendin e pestë me 47 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të katërt.

Në krahun tjetër, Erzeni ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, pasi mban vendin e parafundit me 31 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img