Friday, May 10, 2024

Humbja me Skënderbeun, Deliallisi: Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta

Lexo

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas humbjes me Skënderbeun.

Deliallisi deklaroi se kundërshtari shënoi me gjysmë goditje, ndërsa për dështimin, theksoi se duhet të marrë secili përgjegjësitë e veta.

Kishim ardhur në Korçë për të dhënë maksimumin e maksimumit tonë. E nisëm lojën duke i falur topa kundërshtarit. Kundërshtari na shënoi me një gjysmë goditje dhe na fitoi ndeshjen. Ne krijojmë volum loje, krijojmë raste, por nuk shënojmë.

Ana morale, psikologjike, e skuadrës ka rënë, nuk është më e mëparshmja. Është e vështirë, të jemi të sinqertë dhe të mos bëjmë hipokritin. Gjithsecili duhet të marri përgjegjësitë e veta. Edhe unë kam përgjegjësitë e mia, nuk dua të fshihem. Por edhe të tjerët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img