Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas fitores minimale ndaj Laçit në transfertë.
Gvozdenovic deklaroi se ishte një fitore e bukur, ndërsa shtoi se tani që u arrit vendi i katërt, fillon malorja.
Sot ishte shumë e rëndësishme. Nga 9 pikë në tre ndeshjet e fundit, kemi marrë 6 pikë. Jemi në rregull. Sot ishte ndeshje shumë e vështirë, morëm një fitore shumë të rëndësishme. Kemi edhe 11 ndeshje dhe gjithçka është e hapur.
Deri tani jemi mirë në renditje. Skuadra ndaj Partizanit fitoi eksperiencë. Sot fituam një ndeshje me eksperiencë. Sot ishte një fitore e bukur.
Me 4-3-3, kemi qenë mirë në këto tre ndeshjet e fundit. Pika më e fortë e Skënderbeut është harmonia. Të gjithë lojtarët bëjnë maksimumin. E fituam ndeshjen, pas një pasimi shumë të mirë në fund. Kjo është pika e fortë.
Kur jemi në vendin e katërt, sigurisht që mendojmë të rrimë aty. Kemi një tjetër problem, si do rrimë aty?! Tani fillon malorja. Të shikojmë si do reagojmë, pasi e arritëm vendin e katërt. Është e vërtetë që sulmuam aty mungonte Silva, që ishte i dënuar.
Mund të them se jemi më të qetë pas 37 pikëve. Megjithatë përsëri fillon stresi, pasi vjen Vllaznia.