Pas fitores sotme në Korçë, trajneri dinamovit Bledar Devolli është shfaqur shumë i gëzuar, i kënaqur me skuadrën e tij, madje duke premtuar kthesën e Dinamos pa dashur t’ia dijë për lajmet mediatike që në Tiranë ka mbërritur një Italian për ta zëvendësuar.
“E dija që fitorja do vinte se isha i bindur që do të vinte, se prodhonim lojë, krijonim raste, sot edhe pak fat, që duhet ta kesh me vete në këtë lloj, shyqyr Zotit. Të rëndësishme janë tre pikët, janë flori për ne, në situatën ku ishim. E bëmë golin shpejt, i kapëm në disa situata me Rimalin që duhej të shkonim në krahun tjetër, nuk bëri mirë detyrat në disa momente. Por jam i kënaqur nga të gjithë, titullarët e ata që hynë nga stoli. Por tani të ulim kokën që të dalim nga kjo situatë e vështirë. Është presioni i pikëve që është shumë i domosdoshëm sot ndaj një rivali direkt, i thashë qe me një fitore sot i japim grusht rivalit. Kemi pasur mungesa dhe kam kërkuar të stabilizoj formacionin, kemi gjetur mënyrë loje me Ibraimin më poshtë që do kontakt me topin na nxjerr më mirë topi. Me Demirin kanë kimi, javën tjetër na kthehet edhe Imami e bëjmë ndonjë gjë tjetër të mirë, shpresojmë që tani të bëjmë çdo gjë për të mirën e punës dhe marrim rezultatet. Po ta shohësh, me Çinedu, me Rimalin, me Redonin, apo Ibraimin. Besoj se me 5 sulmues nuk i ka një tjetër ekip për momentin në Superiore, thjesht duhet të stabilizojmë këtë mënyrë loje. Goli erdhi siç e kishim punuar, doli për mirë, e mund të kishte bërë më shumë. Presioni, pak terreni e i ftohti këtu, të gjitha ndikojnë.”, tha ndër të tjera Devolli pas ndehsjes.
Më pas, ai flet edhe presionin mediatik që poi bëhet për zëvendësimin e tij me një trajner Italian. “Me trajnerin italian që keni nxjerrë edhe ju, mua nuk më intereson fare ajo pjesë. A është italian apo gjerman, nuk më intereson, kam marrë garanci edhe nga presidenti se janë lajme mediatike.”, komentoi Devolli.