Wednesday, May 15, 2024

Sfida e mbijetesës, Dinamo fiton në Korçë, fundoset Skënderbeu

Lexo

Frymëmarrje për Dinamon dhe fundosje për Skënderbeun. Kjo është ajo çfar prodhoi sfida e Skënderbeu-Dinamo, ose dueli i mbitetesës siç u quajt për vetë pozitat në të cilat gjenden skuadrat në tabelën e klasifikimit.

0 me 1 në favor të Dinamos është mbyllur ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” për llogari të javës së 24-të të Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Sfida është vendosur nga një gol i shënuar në minutën e dytë nga Mihana për dinamovitët.

Pas pësimit të golit, korçarët e drejtuar nga Memelli Skënderbeu përpiqen të reagojnë, por pa patur mundësinë të gjejnë rrugën e rrjetës. Kështu, me epërsinë minimale të kryeqytetasve do të mbyllet pjesa e pare.

45 minutat e dyta janë shumë luftarake, vendasit në kërkim të golit të barazimit dhe miqtë nga Tirana për ruajtur avantazhin e krijuar që në start të takimit. Haxhiu në minutën e 16-të për Dinamon dhe Mensasë për korçarët japin sinjale t rezikshme në portat kundërshtare por pa patur mundësinë të ndryshojnë rezultatin.

Edhe në minutat në vijim ka raste ka momente të rrezkshme. Fillimisht, në minutën e 61-të, është kapiteni i dinamovitëve, Ibraimi, që ekzekuton bukur një goditje të lirë, por po aq i bukur është edhe reagimi i portierit vendas, Rexhepi, që shmang prekjen e rrjetës së tij. Skënderbeu këmbëngul dhe pasi Shehi ka rrezikuar fillimisht në minutën e 70-të,

Në të 75-tën minutë Skënderbeu gjen golin me anë të shkodranit Belajdi Pusi, por pas vëzhgimit të Sistemit VAR, goli anulohet për pozicionin jashtë loje të Mensasë. Mosgjetja e golit shton presionin psikologjik në radhët e vendasve, ndërkohë që në shkallët e stadiumit ka edhe tension teksa tifozët godasin gjyqtarin anësor. Loja ndalet për pak minuta për të vijuar sërishmi deri në vërshëllimen e fundit të arbitrit që mbyllë të gjithë ndeshjen me rezultatin 0-1.

Fitore tejet e rëndësishme për Dinamon, por edhe për trajnerin Bledar Devolli, i cili në këtë sfidë kishte presion të dyfishtë duke pasur parasysh komentet mediatike për ardhjen e trajnerit të ri nga Italia. Me këtë tre pikësh, blutë ngjiten në vendin e tetë me 23 pikë duke lënë pas Kastriotin dhe Skënderbeun me nga 20 dhe 17 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img