Spektaklit të dhuruar në Santiago Bernabeu për supersfidën, Real Madrid-Mançester City, nuk i ka munguar edhe një episod i veçantë që lidhet me tifozërinë.
Në momentin më kulmor, kur sapo kishte nisur shtesa e parë, një tifoz është parë të zbresë nga tribuna, dhe sapo është futur në fushën e lojës, ka arritur të nxjerrë nga poshtë fanelës që kishte veshur me mbishkrimin Benzema, flamurin kuqezi duke e valvitur me të dyja duart e tij.
Veprimi i tij ka qënë aq i shpejtë, sa forcat e sigurisë nuk kanë arritur ta ndalojnë. Pasi ka valvitur për disa sekonda flamurin kuqezi, tifozi me flamurin në dorë ka vrapuar nëpër fushë duke kërkuar futbollistin Benzema, te këmbët e të cilit ka mbërritur fluturimthi duke e përqafuar dhe mbështjellë me flamurin kuq e zi.
Vetëm atëherë, kur tifozi, që për momentin thuhet se është nga Kukësi ka qënë në krahët e Beznema, kanë arritur ta mbërrijnë dh eta bllokojnë forcat e sigurisë së stadiumit, që më pas e kanë larguar nga fusha e lojës.
Vetëm pak minuta nga rasti në fjalë, Benzema ka shënuar duke i dhënë fitoren Real Madridit, gjë e cila, në opinionin sportiv, është lidhur edhe me fatin që solli flamuri shqiptar në fushën e lojës me dedikin personal për Benzema.