Flamur shqiptar në “Santiago Bernabeu” për gjysëmfinalen e dytë, Real Madrid-Manchester City! Dedikimi për Benzema

Lexo

- Reklamë -spot_img

Spektaklit të dhuruar në Santiago Bernabeu për supersfidën, Real Madrid-Mançester City, nuk i ka munguar edhe një episod i veçantë që lidhet me tifozërinë.

Në momentin më kulmor, kur sapo kishte nisur shtesa e parë, një tifoz është parë të zbresë nga tribuna, dhe sapo është futur në fushën e lojës, ka arritur të nxjerrë nga poshtë fanelës që kishte veshur me mbishkrimin Benzema, flamurin kuqezi duke e valvitur me të dyja duart e tij.

Veprimi i tij ka qënë aq i shpejtë, sa forcat e sigurisë nuk kanë arritur ta ndalojnë. Pasi ka valvitur për disa sekonda flamurin kuqezi, tifozi me flamurin në dorë ka vrapuar nëpër fushë duke kërkuar futbollistin Benzema, te këmbët e të cilit ka mbërritur fluturimthi duke e përqafuar dhe mbështjellë me flamurin  kuq e zi.

Vetëm atëherë, kur tifozi, që për momentin thuhet se është nga Kukësi ka qënë në krahët e Beznema, kanë arritur ta mbërrijnë dh eta bllokojnë forcat e sigurisë së stadiumit, që më pas e kanë larguar nga fusha e lojës.

Vetëm pak minuta nga rasti në fjalë, Benzema ka shënuar duke i dhënë fitoren Real Madridit, gjë e cila, në opinionin sportiv, është lidhur edhe me fatin që solli flamuri shqiptar në fushën e lojës me dedikin personal për Benzema.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img