Sunday, May 19, 2024

Flamurtari i karikuar për të mundur Vllazninë. Trajneri Troisi deklaron se vlonjatët kanë objektiv fitimin e Kupës

Lexo

Në Vlorë, sot rikthehet një çift interesant i futbollit shqiptar, siç është ai Flamurtari-Vllaznia, që për tifozërinë vlonjate i kujton historinë disa vjeçare të rivalitetit mes dy klubeve, dhe sidomos për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, ku po në stadiumin “Flamurtari”, Vllaznia i pat eleminuar përmes një ndeshje tejet dramatike.

Nga sa bëhet e ditur, në kampin vlonjat, futbollistë dhe trajnerë janë të karikuar për ta mundur Vllazninë sot në sfidën e parë të turit të Kupës së Shqipërisë që luhet sot duke nisur nga ora 15:00.

Është vetë trajneri Marçeo Troisi, i cili në prononcimin e dhënë për këtë pragndeshje nuk ka nguruar të deklarojë optimizmin për fitore ndaj Vllaznisë.   “Normalisht që ndeshja me Vllazninë në kuadër të Kupës së Shqipërisë do të jetë një takim shumë i rëndësishëm për ne. Luajmë kundër një ekipi elitar dhe me traditë në futbollin shqiptar. Për atë që përfaqëson kundërshtari, do ta respektojmë. Skuadra është përgatitur për të bërë më të mirën në këtë ndeshje. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe jemi të angazhuar maksimalisht që të bëjmë një ndeshje të mirë. Kemi një skuadër, që i di mirë detyrat. Patjetër që jemi këtu për të luftuar në dy fronte.”, është shprehur braziliani i pankinës vlonjate.

Ndërkohë, duke folur për objektivat e këtij sezoni për Flamurtarin, Troisi ka deklaruar se skuadra që ai drejton sunon të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë. “Do të punojmë për arritjen e objektivit në kampionat dhe fitorja na ka kthyer qetësinë. Por tani do të respektojmë edhe kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Do ta shikojmë me seriozitet këtë ndeshje. E luajmë në shtëpi dhe do të kemi si mbështetje edhe tifozët. Ndaj jemi dyfish të motivuar për të dhënë maksimumin e për ta parë me prioritet edhe Kupën si një alternativë për ta fituar atë. Kemi punuar shumë këtë javë për këtë ndeshje dhe jemi gati për të bërë lojën tonë në fushë”, ka përfunduar tekniku i vlonjatëve Marçelo Troisi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img