Thursday, April 25, 2024

Flamurtari-Korabi, finalja e Play-Off Live në Rtsh

Lexo

Flamurtari–Korabi do të jetë finalja e Play-off të Kategorisë së Parë, atje ku më pas fituesja do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superiore për të shpresuar elitën e futbollit shqiptar. Duke nisur që nga ora 17:00 sfida do të luhet në “Arenën e Demave” dhe do të transmetohet në RTSH Sport sjellë falas në shtëpitë e gjithë sportdashësve.

Në kete finale do te jete i pranishem dhe sistemi VAR . Fituesi i ketij çifti do te kete mundesin te sfidoje ekipin qe do te renditet ne vendin e 8-te ne Superiore ne stadiumin e kesaj te fundit.

Kujtojme se djemte e Diego Longo siguruan kalimin pasi barazuan 1-1 me Apolonine por ne baze te renditjes arriten në finale.

Nderkohe nga ana tjeter Korabi fitoi minimalisht ndaj Tomorit ne Berat dhe tashme te dyja skuadrat e kualifikuara do te bejne mes tyre edhe llogarite per sfiden me vendin e 8-te ne tabelen e klasifikimit te Abisnet Superiore.

Formacjonet e mundeshme

Flamurtari:Kuka,Vitija,Ramadani,Beqja,Liçaj,Juri,Igor,Fernando,Oliveira,Pedro,Ribaj Tranjer: Diego Longo

Korabi:Qyrani,Paplekaj,V.Lila,Lala,Selmani,S.Mziu,S.Lilaj,Tabaku,Joti,Beshiraj,Keko Tranjer:Shpend Kumbarçe

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img