Sunday, November 24, 2024

Flamurtari zyrtarizon goditjen e parë në merkato, rikthen Idriz Bathën në Shqipëri

Lexo

Pas aventurës në Rumani te UTA Arad, mesfushori Idriz Batha rikthehet në Shqipëri. Batha ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin, klub në të cilin ka luajtur edhe në periudhën 2018-2019.

Klubi vlonjat ka njoftuar në rrjetet sociale afrimin e lojtarit, ku ka qenë drejtori Ferko ai që e ka prezantuar Idriz Bathën me fanellën kuqezi:

“Idriz Batha rikthehet kuqezi. Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club” – Shkruan klubi vlonjat. Batha mbahet mend për faktin se ka luajtur për 2 skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën. Flamurtari i ka objektivat e qarta, pasi do tentojë me çdo kusht rikthimin në elitë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img