Friday, May 17, 2024

Futsal-Vllaznia e nis me humbje Kampionatin Kombëtar 2023-2024, humbet me Partizanin 11-4

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futsallës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur aktivitetin e tij për sezonin e ri 2023-2024. Kampionat në të cilin konkuron edhe ekipi i Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Bujar Celufaj, ku në garë do të jetë së bashku me tre ekipet e tjerë: Partizani Futsal, Tirana Futsal, Flamurtari Futsal.

Ekipi kuqeblu e ka nisur me humbje sezonin e ri, kur në përballjen e javës së parë është mundur nga Partizani me rezultatin e thellë 11 me 4. Ndeshja në fjalë është zhvilluar në pallatin e sportit të Durrësit dhe është dominuar tërësisht nga ekipi i të kuqve.

Sfida tjetër e javës së parë, Flamurtari – Tirana, takim që u luajt në Vlorë, përfundoi me rezultatin 3-5 në favor të ekipit mik bardheblu. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat por në fund Tirana Futsal mori fitoren e parë për këtë sezon.

Në javën e dytë të Kampionatit të Futsallës, Flamurtari do të përballet me Partizanin ndërsa Tirana me Vllazninë.

Kampionati Kombëtar i Futsallës do të zhvillohet me katër faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati.

Rezultatet e javës së parë të Kampionatit të Futsallës & renditja:
Flamurtari Futsal – Tirana Futsal 3-5
Partizani Futsal – Vllaznia Futsal 11-4

Renditja:
1. Partizani Futsal 3 pikë
2. Tirana Futsal 3 pikë
3. Flamurtari Futsal 0 pikë
4. Vllaznia Futsal 0 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img