Saturday, November 23, 2024

Florent Hasani dhe Valentina Troka shpallen “Këpuca e Artë 2023”

Lexo

Dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat e shënuar në fushën e lojës.

Këpuca e Artë 2023 për vajza i ka shkuar sulmueses së Aplonisë dhe ekipit Kombëtar A, Valentina Troka me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar. Ishte anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila i dorëzoi çmimin e veçantë Trokës. Pas marrjes së çmimit, Valentina Troka u shpreh:

“Ndjehem shumë e lumtur me këtë titull kaq të veçantë, që donte shumë mund dhe sakrifica. Falenderoj ekipin tim dhe vajzat që bënë maksimumin që unë të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falenderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit që u jep jetë ëndrrave tona me këto çmime.”

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. “Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës.

“Përshëndetje të gjithëve. Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim” – përfundoi Hasani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img