“Topi i Artë 2023” për djem / Arinaldo Rrapaj shpallet futbollisti më i mirë në Shqipëri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” mbrëmjen e sotme, Rrapaj u shpall futbollisti më i votuar mes kandidatëve të tjerë, Florent Hasani dhe Bekim Balaj.

Ky është “Topi i Artë” i parë në karrierën e mesfushorit të Partizanit, teksa ky çmim iu dorëzua nga i ftuari special i FSHF-së në Mbrëmjen Gala, ish-kampioni i Botës me Italinë, Ambasadori i UEFA-s, Gianluca Zambrotta, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj mbrëmje magjike.

Fituesi i “Topit të Artë” Arinaldo Rrapaj u shpreh i emocionuar që është vlerësuar me këtë çmim.

“Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, Presidentin Demi dhe shokët e ekipit pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë gjithmonë në momente të mira dhe të këqija. Këtë trofe ua dedikoj atyre” – tha Rrapaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img