Saturday, July 27, 2024

Enea Jorgji, “Arbitri i vitit 2023”

Lexo

Mbrëma gala “Më të mirët 2023” e organizuar nga FSHF ka ndarë edhe çmimin për gjyqtarin më të mirë të vitit. Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji. Për të dhënë këtë çmim të rëndësishëm, moderatorët e këtij spektakli, Arjola Shehu dhe Arben Derhemi ftuan në skenë ish-gjyqtarin e njohur Plarent Kotherja i cili zbuloi edhe emrin e fituesit, që është Enea Jorgji.

Jorgji, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë këtë sezon në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, pasi mori vlerësimin si “Arbitri i Vitit 2023” u shpreh:

“Ky çmim nuk vlen vetëm për punën që kam bërë unë. Bashkë me mua kanë qenë edhe Denis Rexha dhe Ridigers Çokaj, kanë bërë një punë fantastike dhe kanë qenë mbështjeta ime më e madhe. Kam patur edhe Florian Latën si arbitër të katërt. Ai është arbitri i katërt i FIFA-s për vitin që vjen. Një sukses i madh që nuk do vinte pa mbështetjen e presidentit dhe sekretarit të FSHF-së.
Këtë çmim dua t’ua dedikoj personave që më kanë këshillur dhe qëndruar pranë, por edhe atyre që më kanë kritikuar. Ky çmim është arsyeja pse jam sot këtu, dhe pse po bëj më mirë. Do të bëj më mirë” – tha Enea Jorgji.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img