Friday, November 22, 2024

Formula 1-Prag Çmimi i Madh i Italisë-Imola, Verstapen befason Leclerc

Lexo

Max Verstapen arrin të sigurojë pole position gjatë kualifikueseve për çmimin e madh të Italisë që do të zhvillohet në Emilia Romagna këtë të dielë. Piloti holandez u tregua 779 të mijtat më i shpejtë se rivali më në formë i tre garave të para Charles Leclerc, i cili u rendit i dyti. Radha e dytë e nisjes u arrit nga Lando Norris me Meklaren në pozicionin e tretë dhe pas tij Kevin Magnusen i skuderisë Has.

Vetëm radha e pestë e nisjes për pilotin tjetër të Ferrarit, Carlos Sainz, i cili gjatë sesionit të dytë të provave u përplas me barrierat mbrojtëse. E premete negative për të dy  makinat Mercedes, Leëis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të, kurse George Russell u pozicionua i 11-ti.

Pas kualifikueseve tashmë pritet gara sprint e së shtunës, ora 16:30 ku do të përcaktohet dhe renditja finale për Çmimin e Madh të Italisë. Ky është sezoni i dytë i një formati të tillë, që përcakton pole position në disa prej etapave të Botërorit të Formula 1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img