Monday, July 22, 2024

FSHF-Arbitrat e Kategorisë Superiore e Kategorisë së Parë zhvillojnë testet dhe seminarin teorik para sezonit të ri

Lexo

Arbitrat e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë kanë marrë pjesë në seminarin vjetor të FSHF-së, që u zhvillua në Korçë e që bëhet çdo vit para nisjes së sezonit. Në këtë aktivitet të organizuar nga Sektori i Arbitrave në FSHF në bashkëpunim me Shoqatën Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF) morën pjesë rreth 110 arbitra (kryesorë dhe asistentë), të cilët janë fokusuar gjerësisht në pjesën teorike, duke analizuar aspekte të ndryshme të gjykimit dhe duke u përditësuar me ndryshimet më të fundit në rregulloren e arbitrimit.

Janë zhvilluar seanca me analizë video, ku një vend të veçantë ka zënë risia dhe investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit në edicionin e ri, sistemin VAR (Video Assistent Referee). Siç është bërë e ditur procesi ka mbërritur në fazën finale dhe gjithçka duket gati për startin e sezonit të ri, duke parë që po zhvillohen testimet dhe trajnimet e fundit për të filluar aplikimin e tij nga java e parë.

Gjyqtarët i janë nënshtruar testeve me shkrim ku janë vënë në provë njohuritë e tyre, teksa më pas kanë zhvilluar edhe testet fizike, të dyja procese që janë të domosdoshme për të qenë pjesë e trupës së arbitrimit në sezonin e ri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img