Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se do të ketë disa ndryshime në stafet e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-19. Ajo që bie në sy është rritja në detyrë e trajnerit Ervin Bulku i cili pas suksesit me Shqipërinë U17, tashmë do të kalojë në drejtimin e kuqezinjve U19 si dhe do të jetë përgjegjës për grupmoshën U18. Skuadra kombëtare U19 drejtohej nga tekniku i njohur shkodran, Armando Cungu, por që tashmë do të kalojë në drejtimin e Bulkut.
Trajneri i Kombëtares U-15 do të vazhdojë të jetë Armand Damo, i cili do të jetë përgjegjës edhe për grup-moshën U-14.
Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Ardi Behari, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-18 dhe do të jetë gjithashtu përgjegjës edhe për grup-moshën U-16.
Kombëtarja U-21 do të vazhdojë të drejtohet në sezonin e ri nga trajneri Alban Bushi dhe i njëjti staf teknik.